Bashkëpunimi për balotazh, Haradinaj: Kam biseduar me Krasniqin dhe Abdixhiku

16 tetor 2025 | 16:58

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pranuar se ka filluar komunikimin me PDK-në dhe LDK-në për bashkëpunim në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Ai ka treguar se ka biseduar me Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixikun për këtë çështje.

Në një prononcim për “Indeks Oline”, Haradinaj ka vlerësuar se e ardhja do të tregojë se çka do të ndodhë.

“Jemi të hapur për të diskutuar situatën me komuna tjera, ku ne nuk jemi në garë. Fillimisht kam zhvillu komunikim me kryetarët e partive opozitare, në këtë rast zotin Krasniqi dhe zotin Abdixhiku. Të shohim si do bashkëpunojmë si do të bashkëveprojmë”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se për bashkëqeverisje në nivel lokal merret parasysh edhe qëndrimi i degës.

“Ne kemi një traditë, që edhe degët marrin vendime. E po ashtu vazhdon ajo traditë. Në rast se dega e ka interes, ose qëllim edhe me LV-në, në nivel komunal ne nuk e prishim. Po aty ku nuk garojmë njëri kundër tjetrit, ka interes me bashkëpunuar, nga të gjithë ne, pra edhe nga unë edhe nga kryetarët”, ka thënë ai, duke dhënë detaje tjera.

“Kemi pas edhe në të kaluarën bashkëqeverisje me LV-në në nivel komunal në Kamenicë dhe Podujevë, pra ne nuk ju ndërhyjmë në këtë marrëdhënie, ato marrëdhënie e nivelit komunal, janë diçka që i kemi respektuar edhe në të kaluarën. Nuk jemi shkaktar të fitores së LV-së, pra LV ka fituar vetë, kryetarët kanë fituar vetë. Na ne nuk e ndryshojmë më gjendjen, nuk jemi ata që ia japim fitoren LV-së, në këtë rast. Kryetarët e LV-së në këto komuna kanë fituar, por për asamble kanë nevojë për shumicë dhe kemi bashkëqeverisë edhe në të kaluarën”, ka deklaruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besarta Llolluni nga Juniku shpall të pavlefshme diplomën e shkollës…