Bashkëshorti plagos me thikë gruan në Pogradec, ndalohet nga policia

22 qershor 2026 | 15:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen numër 4 të Pogradecit, ku një burrë ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes çiftit dhe gjatë përleshjes burri e ka goditur me thikë gruan, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Dyshohet se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Gruaja është dërguar në spitalin e Pogradecit, ku po merr trajtim mjekësor. Sipas mjekëve, ajo pritet të transferohet drejt Tiranës për kujdes më të specializuar, ndërsa gjendja e saj raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

I dyshuari është shoqëruar nga Policia e Pogradecit në ambientet e komisariatit, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /rtsh.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ardian Gola, po…