Bashkëshortja e Adem Mikullovcit rrëfen momentet e fundit të jetës së aktorit

15 shtator 18:52

Sot i është dhënë lamtumira e fundit aktorit Adem Mikullovci.

Të pranishëm në cerominë mortore ishin familjarët e të ndjerit.

Bashkëshortja e tij, Lumnije Mikullovci ka treguar për momentet e fundit të jetës së aktorit.

‘Ka qenë sëmurë vitin e kaluar, por këtë vit ka qenë shumë mirë. Fjalët e fundit ai nuk pati kohë me i thënë, sepse aorta abdominale e bëri të veten dhe kanë qenë dy minuta në pyetje, por para asaj, ai e luajti një shfaqje të tekstit të tij për film. E luajti para meje, fqinjës sime, aq me emocione dhe kur u krye, i thash Adem ti e luajte një shfaqje, na dhe një përjetim shumë emocional. Aktori e ndien, i ka ardhur momenti. Ai ka jetuar me teatër me film, aq ishte jeta e tij. Kanë bërë të pamundurën gjithë stafi mjekësor, ambulancat, familjet, por aq ishte… Bash hiq s’e kam pritur vdekjen e tij mbrëmë, më ka tmerruar. Isha vetëm me të në shtëpi, përnjëherë më ka thënë: Unë s’jam mirë, thirrma ambulancën!” Unë i thash që ke qenë shumë herë sëmurë, mirë je, do të shërohesh, dhe unë e kam kapur dhe e kam mbështetur për kanape. Në ato momente, e pashë që ai nuk është mirë, ia dhashë ndihmën e parë, edhe u fik, u fik, ra perdja përgjithmonë’, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur shorti njohu Kukësin me kundërshtarin e saj në turin…