Bashkëshortja e Edi Ramës në Skenderaj: Në këtë ditë të trishtuar, jam këtu me ty nëna Hyrë
Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen komemorative për Haxhi Thaçin, ka thënë se në këtë ditë të trishtuar është pranë nënës së Hashim Thaçit.
Ajo është shprehur gjithashtu se është aty, për të qëndruar pranë gjithë familjes Thaçi.
“Kjo është një ditë e trishtuar dhe në këtë ditë të trishtuar jam këtu me ty Nëna Hyrë, në radhë të parë sepse e di mirë se çfarë do të thotë të jesh prind i një politikani, e posaçërisht nëna e një politikani. E kam përjetuar pranë nënës së Edit dhe në këtë ditë të trishtuar jam këtu me të gjithë familjen tuaj, të cilës sot i mungojnë dy burra”.
“E di dhe më mirë se çfarë do të thotë të jesh bashkëshortja e një politikani, aq më tepër e një udhëheqësi, aty ku fryjnë e nuk pushojnë erërat e forta, e përjetoi çdo ditë”, ka thënë Rama.



