Bashkësia Islame: Mos shkoni të njëri-tjetri për festën e Bajramit

22 maj 2020 | 17:20

Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim që të mos ketë organizim të faljes së namazit të Fitër-Bajramit në xhamitë e vendit e as në hapësira të tjera publike.

Në vendimin e BIK-ut thuhet se nuk do të organizohet as pritje në selinë e këtij institucioni fetar, e as në selitë e këshillave lokalë.

Bashkësia Islame ka bërë thirrje që të mos ketë vizita te njëri-tjetri gjatë ditëve të Fitër-Bajramit, me qëllim që të ruhet shëndeti.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot…