Bashkëthemeluesi i “Apple”, pranon publikisht çfarë e shqetëson nga kompania

28 shkurt 2019 | 17:55

Bashkëthemeluesi i “Apple”, Steve Wozniak, duket se është i shqetësuar për faktin se gjigandi i teknologjisë nuk ka nxjerrë ende në treg një “Iphone”, me ekran të palosshëm.

Në një intervistë me “Bloomberg”, ai tha se Apple është lider në disa prej fushave kryesore të telefonave inteligjentë, mirëpo nuk po arrin të mbizotërojë me telefonat me ekran të palosshëm, shkruan “opinion.al”.

“Apple tashmë prej kohësh është lider në disa shërbime si ‘touch ID’, ‘facial ID’ dhe ai për pagesa me “iPhone”, por jo në fushën e telefonave me ekran të palosshëm dhe kjo është shqetësuese sepse edhe unë e dua vërtetë një telefon të tillë”, deklaroi Wozniak.
Deri më tani, “Apple” nuk ka pranuar publikisht se është duke punuar për ndonjë telefon të tillë, ndërkaq gjigandët “Samsung” dhe “Hauwei” kanë prezantuar telefonat e tyre me ekran të palosshëm, ndërsa produktet pritet të nxirren në treg së shpejti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Bujqësisë, po vazhdon mbështetjen e fermave blegtorale e…