Bashkëveprimtarët: Heroizmi i Besimit, pjesë e legjendës së Dubravës

22 maj 2025 | 23:18

Në historinë e luftës së shqiptarëve për liri dhe drejtësi, emri i Besim Paçarizi do të qëndrojë si simbol i guximit dhe sakrificës. Ai ishte një nga të burgosurit politik në Dubravë, ku u masakrua nga regjimi serb në 1999, duke u bërë një nga mijëra viktimat e krimit të organizuar kundër shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.

Kështu vlerësojnë shokët dhe bashkëveprimtarët e heroit Besim Paçarizi. Në një shkrimi në ‘Facebook’, ata thonë se ekzekutimi i Paçarizit ka qenë pjesë e politikës së terrorit të ushtrisë dhe regjimit serb që synonte thyerjen e shpirtit të rezistencës shqiptare.

“Me gjithë torturat dhe vuajtjet, besnikëria e tij ndaj çështjes kombëtare e bëri atë një simbol të qëndrueshmërisë”, kanë nënvizuar bashkëveprimtarët e heroit.

Veç heroizmit të Paçarizit, edhe familja e tij ka qenë kontributore në zgjidhjen e çështjes kombëtare.

“Në vitet 80-ta, kur Kosova po kalonte një periudhë të vështirë ekonomike dhe politike, ata ndihmuan familjet e varfra, ofruan ushqim dhe mbështetje për ata më të prekurit. Ky veprim nuk ishte thjesht mbijetese, por edhe një formë rezistence – duke ruajtur unitetin shqiptar në kohë kur shtypja serbe përpiqej ta thyente atë”, kaë thënë ata.

Bashkëveprimtarët e Paçarizit vlerësojnë se jeta e tij na mëson se heroizmi nuk është vetëm në betejë, por edhe në ndihmën e pakufishme ndaj të tjerëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës, pasi në finale…