Bashkia e Tropojës shënon 20-vjetorin e eksodit të qytetarëve të Kosovës

02 qershor 2018 | 22:05

Të hënën në Bashkinë e Bajram Currit shënohet 20-vjetori i eksodit të qytetarëve të Kosovës të cilët ishin detyruar dhunshëm ta lëshonin Kosovën nga forcat paramilitare, ushtarake e policore serbe, pasi kishin filluar t’i sulmonin fshatrat e Dukagjinit, përkatësisht fshatrat rreth kufirit shqiptaro-shqiptar.

Bashkia Tropojë, në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut të Kukësit, organizon aktivitete të ndryshme me rastin e 20-vjetorit të eksodit të kosovarëve në Tropojë.

Ky aktivitet do të zhvillohet në pallatin e kulturës “Dardania” në qytetin e Bajram Currit më 4 qershor 2018, me fillim nga ora 10:00, ndërsa tubimi madhështor do të organizohet në sheshin e Bajram Currit në orën 11:30.

Me këtë rast janë ftuar shumë personalitete të jetës publike të Kosovës, kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ish-kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, deputetë e ushtarakë e shumë qytetarë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetari AAK-së, Ramush Haradinaj, nga Theranda…