
Bashkim Ramosaj: Bashkë do të fitojmë bindshëm më 12 tetor!
28 shtator 2025
| 20:33
Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka mbajtur takime me banorët e Llukës së Epërme dhe Lëbushë.
Ramosaj ka thënë shiu i sotëm i pamundësojë të zhvillonin takime në ambiente të jashtme.
“Të vogla ishin ambientet e shkollave në Llukë të Epërme dhe Lëbushë, për t’i zënë të gjithë pjesëmarrësit e shumtë, të mbledhur në mbështetje të numrit 174 – Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës! Faleminderit për besimin e jashtëzakonshëm, Llukë dhe Lëbushë! Bashkë do të fitojmë bindshëm më 12 tetor! Bashkë do të qeverisim në 4 vitet e ardhshme! Sepse ne #FLASIMmePunë”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.