Bashkim Ramosaj dha betimin për mandatin e tretë qeverisës në Deçan

09 dhjetor 2025 | 15:21

Sot në Deçan u mbajt Mbledhja Inauguruese e Kuvendit të Komunës, në të cilën u bë betimi i anëtarëve të rinj të Kuvendit të Komunës, si dhe betimi i kryetarit të Komunës, Bashkim Ramosaj, duke shënuar fillimin e një mandati të ri institucional dhe përgjegjësie publike.

Gjithashtu, gjatë mbledhjes u zgjodh kryesuesi i Kuvendit, Hajdar Sutaj, i cili do të udhëheqë punimet e Kuvendit në këtë mandat.

Kryetari Ramosaj i uroi suksese të gjithë anëtarëve të rinj, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, transparencës dhe përkushtimit në shërbim të qytetarëve.

Ai u zotua se institucionet komunale do të vijojnë punën me përgjegjësi të lartë, me vizion të qartë zhvillimor dhe me vëmendje të veçantë ndaj nevojave të komunitetit, duke synuar përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Sot, me kënaqësi prezantojmë kandidatin tonë për deputet nga diaspora,…