
Bashkim Ramosaj emëron Agnesa Vokshin drejtoreshë të Shëndetësisë në Deçan
11 janar 2022
| 23:01
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka emëruar vajzën e veprimtarit të madhë politik Arif Vokshi nga Pobergja, Agnesa Vokshin drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Kështu thuhet në njoftimin për medie nga komuna e Deçanit.
“Sot Kryetari i Komunes së Deçanit z.Bashkim Ramosaj ka vazhduar me emrimin e drejtorëve për mandatin e ardhshem kater vjeqarë!
Agnesa Vokshi është vajza e veprimtarit të madhë politik Arif Vokshi nga Pobergja. Për dy mandate është zgjedhur Antare e Kuvendit Komunal (Asambleiste) nga radhet e AAK-së, ndërsa ka perfundur studimet e larta në Drejtimin Mjekësi – Farmaci!”, thuhet në këtë njoftim.