Bashkim Ramosaj ia jep policisë në shfrytëzim veturat zyrtare të komunës

13 prill 2020 | 15:10

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se të gjitha veturat të cilat janë pronë e kësaj komune, nga sot policia mund t’i shfrytëzojnë për nevojat e tyre zyrtare.

“Policia e Deçanit, nga sot ka në dispozicion automjetet që janë pronë e komunës. Automjetet do jenë në përdorim nga policia deri sa të kalojë situata e krijuar nga Virusi Corona. #qëndroniN‘shpi”, ka shkruar Ramosaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur sot gruaja e cila mbrëmë është diagnostikuar me…