
Bashkimi Demokratik garon me numrin 145 në zgjedhjet komunale
04 shtator 2025
| 16:56
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka organizuar të enjten tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për kryetarë komunash dhe për kuvende komunale.
Partia politike, Bashkimi Demokratik që drejtohet nga Prof. Ajvaz Berisha do të garojë me numrin 145 në zgjedhjet e 12 tetorit. Kjo parti do të garoj vetëm në komunën e Drenasit dhe në listën zgjedhore ka 29 kandidatë për asamblistë të Drenasit.