‘Bashkimi’ feston 28 Nëntorin në Zvicër

24 nëntor 2018 | 21:23

Shoqata kulturore “Bashkimi” në Ostermundigen të Zvicrës ka festuar 28 Nëntorin.

Me një program të larmishëm artistik dhe në bashkëpunim me Shkollën Shqipe në Ostermundigen ata i ofruan publikut emocione dhe atmosferë atdheu.

Tash e shumë vite kryetari i kësaj shoqate, Ajet Cervadiku, rreth vetës ka mbledhur një numër të madh instrumentalistë dhe kengetarë të cilët çdo javë punojnë me fëmijët shqiptarë duke u trasheguar atyre dashurinë për tingullin burimor shqip.

Ne këtë festë mysafirë i ftuar ishte edhe Shoqata “Atdheu” nga Tuni. Në këtë frymë bashkpunimi po synohet lidhja sa më e fortë e fëmijëve dhe e komunitetit shqiptar nnë e Bernë.

Në emër të Ambasadës së Kosovës të pranishmit i ka përshëndetur Rrahim Morina, ministër këshilltar, kurse Fatmire Musliu, tashmë me mandat të përfunduar në Zvicër, ka shfrytëzuar këtë rast për t’u përshendetur me bashkatdhetarët pas një bashkëpunimi të ngushtë për gati tri vite në Bernë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea ka pësuar humbjen e parë në këtë sezon të…