Bashkimi i PDK-së me Fatmir Limajn – Bedri Hamza zbulon detajet e marrëveshjes

26 maj 2026 | 22:06

Bedri Hamza, kreu i PDK-së tha se partia e tij dhe Nisma synojnë bashkëpunim afatgjatë politik e institucional, duke vlerësuar Fatmir Limajn si figurë të respektuar nga anëtarësia e partisë.

Në “Rubikon” në Klan Kosova ai shtoi se votat e Nismës pritet të kalojnë te PDK-ja në zgjedhjet e ardhshme.

“Kanihere janë do situata që e dojnë edhe momentin për t’u adresu ka pas vullnet edhe prej beve edhe prej bazës. Përndryshe, ka plot personalitete të PDK-së që s’janë pjesë e listës. Asnjëherë z.Limaj s’e ka thënë që do të jetë pjesë e listës.

“Ne do të kemi një bashkëpunim afatgjatë politikë që mund të shndërrohet në bashkëpunim politik, partiak dhe institucional, dhe është një rrugë e përbashkët përpara të bashkimit të gjithë këtyre faktorëve mrena PDK-së. Kjo është rruga”, tha Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e AAK-së me numër 6, Albana Bytyqi,…