Bashkimi kërkon fitoren ndaj Rahovecit 029
Skuadra e Bashkimit kërkon fitoren e radhës në SUperligën e Kosovës në basketboll, për të mbajtur hapin me kreun e tabelës.
Aktualisht, Bashkimi zë vendin e dytë në tabelë me 25 pikë, dy më pak se skuadra e Trepçës që është lidere.
Në kuadër të xhiros së 16-të, Bashkimi e pret në Prizren skuadrën e Rahovecit 029, e cila po debuton këtë sezon në Superligë.
Ndeshja luhet në palestrën “Sezai Surroi” dhe nis në orën 19:30 kurse Bashkimi vlerësohet favorit.
Rahoveci 029 është i fundit në tabelë me 20 pikë dhe ditë më parë ka angazhuar trajner të ri pas largimit të Bujar Locit.
Kështu që, në krye të Rahovecit 029 ndaj Bashkimit, do të debutojë trajneri i ri, Goran Samarxhiev, i cili është nga Maqedonia e Veriut.
Rahoveci 029 është në formë të dobët pasi nuk di për fitore në katër ndeshjet e fundit në kampionat.



