
Bashkimi mëson rivalët në FIBA Europe Cup, debuton kundër Cibonës në Prizren
Bashkimi ka përfituar nga humbja duke u kualifikuar në garën evropiane të basketbollit në Evropë, FIBA Europe Cup, falë sistemit “lucky loosers”.
Bashkimi fitoi të drejtën që të jetë pjesë e FIBA Europe Cup në fazën grupore. Prizrenasit kështu që në stinorin debutues në një garë të FIBA Europe, kanë siguruar kalimin tutje, qoftë edhe me fat.
E pas sigurimit dhe kuptimit të të gjitha ekipeve që u kualifikuan në fazën grupore, Bashkimi është vendosur në Grupin J të FIBA Europe Cup, ku stinori nis në mes të muajit tetor.
Bashkimi kundërshtar në Grupin J do të ketë ekipin kroat Cibona, që gjithashtu erdhi pas kualifikimeve, italianët e Reggianas dhe francezët e Dijonit.
Bashkimi, që në ndeshjen e parë do të jetë nikoqir i Cibonës, ndërsa orarin e plotë të ndeshjeve me data të tyre, i gjeni mëposhtë:
ORARI I NDESHJEVE:
XHIRO I
15 tetor,
Bashkimi-Cibona
Dijon-Reggiana
XHIRO II
22 tetor,
Cibona-Dijon
Reggiana-Bashkimi
XHIRO III
29 tetor,
Bashkimi-Dijon
Reggiana-Cibona
XHIRO IV
4 nëntor,
Reggiana-Dijon
5 nëntor,
Cibona-Bashkimi
XHIRO V
11 nëntor,
Dijon-Cibona
12 nëntor,
Bashkimi-Reggiana
XHIRO VI
18 nëntor,
Dijon-Bashkimi
19 nëntor,
Cibona-Reggiana