Bashkimi mposhti Partizanin në Tiranë

01 mars 2023 | 22:53

Bashkimi ka mundur Partizanin e Tiranës me rezultat 90:103 (19:31, 20:21, 28:27, 23:24), në ndeshjen e fundit të xhiros së nëntë të Ligës Unike të femrave.

Prizrenaset e nisën ndeshjen për mrekulli dhe qysh në çerekun e parë krijuan epërsi të lartë prej 15 pikësh, 12:27, ndërsa këtë pjesë e fituan 19:31.

Më pas zhvillua lojë e baraspeshuar në tre periudhat e radhës, ku vendaset u mundonin të afronin rezultatin dhe mysafiret që nuk e lejuan një gjë të tillë, duke triumfuar në fund 90:103.

Te skuadra tiranase u dalluan Jomyra Mathis me 18 pikë e 11 asistime dhe Ketjona Ferkollari me 18 pikë, ndërsa te skuadra prizrenase u dalluan Aulona Muhadri me 25 pikë e 14 kërcime, Dasia Evnas me 21 pikë e 13 kërcime, Taliyah Hopkins me 23 pikë e katër kërcime dhe Arbnore Përquku me tetë pikë, nëntë kërcime dhe 13 asistime.

Partizani numëron katër fitore e pesë humbje, kurse Bashkimi gjashtë fitore e tri humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenal nuk ka toleruar asnjë gabim mbrëmjen e sotme, teksa…