Bashkimi përforcohet me qendrën De’Quon Lake

16 korrik 2025 | 12:19

KB Bashkimi është përforcuar me qendrën De’Quon Lake. Prizrenasit besojnë se përvoja ndërkombëtare e basketbollistit të gjatë 208 centimetra do t’i ndihmojë ata në sezonin 2025/26.

“Me shumë kënaqësi prezantojmë qendrën De’Quon Lake (208 cm) si përforcimin më të ri për sezonin 2025/26! Lake ka përvojë të pasur ndërkombëtare. Karrierën e nisi në Hungari me Falco Szombathely, ku fitoi Kupën dhe Kampionatin, duke u aktivizuar edhe në Basketball Champions League. Më pas ka luajtur për Tsmoki-Minsk, Oklahoma City Blue (G-League), Humacao, Czarni Slupsk, SZTE Szeged dhe së fundmi Atomeromu Paks. Në sezonin e fundit 2024/25 me Paks, shënoi mesatarisht 9.2 pikë dhe 7.1 kërcime për ndeshje, me 69.1% saktësi në gjuajtje. Ai sjell fuqinë fizike, eksperiencën dhe prezencën e fortë në zonën e trapezit, armë të vlefshme për sfidat që na presin! Mirë se erdhe në Prizren, De’Quon!”, ka njoftuar skuadra e Bashkimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj dhe Besian…