Bashkimi shkëput kontratën me Devonte Lacy

20 shtator 2022 | 23:55

Devonte Lacy nuk do të jetë më pjesë e Bashkimit.

Klubi prizrenas ka njoftuar këtë të martë se ka ndërprerë bashkëpunimin me amerikanin.

Shkëputja e kontratës është bërë me marrëveshje të dyanshme.

Lacy erdhi si përforcim në “Sezai Surroi”, por duket se ai nuk ka bindur drejtuesit e klubit pas dy xhirove të zhvilluara.

Njoftimi i plotë nga KB Bashkimi:

“Faleminderit Devonte Lacy!

KB Bashkimi me marrëveshje dy palëshe ka shkëputur bashkëpunimin me lojtarin Devonte Lacy. Lojtarin në fjalë e falenderojmë për kontributin e dhënë dhe i dëshirojmë suksese në të ardhmen”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia e Bardhë shpalli Lynne Tracy si kandidaturën e Presidentit…