Bashkohen ish-të burgosurit politikë në vigjilje të festave të Nëntorit
Nën organizimin e ish-të burgosurve politikë, në qytetin e Gjakovës janë tubuar mbi 100 ish-të burgosur politikë, nga Hani i Elezit deri në Istog, e nga Llapi deri në Tetovë, Sharr e Tropojë.
Qëllimi i këtij takimi tashmë tradicional është që të bashkohen për të festuar festat e Nëntorit, si dhe për të evokuar kujtimet e periudhës së rëndë që kanë kaluar gjatë vuajtjes në burgjet serbe, që nga vitet ’80 e deri në lirimin e tyre pas luftës. Edhe pse dikur kishin vuajtur shumë, në fytyrat e këtyre bashkëvuajtësve shihej një gëzim i veçantë, pasi po takoheshin pas shumë vitesh dhe, nën shoqërimin e rapsodëve, i këndonin këngës.
Ky takim, pas mbajtjes në Ferizaj e Gjakovë, pritet që vitin e ardhshëm të zhvillohet në Prishtinë, ku synohet të marrin pjesë edhe më shumë ish-të burgosur politikë të dënuar nga gjykatat serbe.




