Bashkohuni me ne në eventin e parë të HR-Talent Exchange në Kosovë! E mërkurë ora:18:00 te Menza “Ramiz Sadiku”, në Prishtinë

29 prill 2025 | 16:09

Ky është momenti për të hequr dorë nga emailet që kurrë nuk mbarojnë, ekranet që na kanë bërë asocial, më në fund, të takoni njerëz të vërtetë nga HR-ja – pa opsionin “Mute”!
30 Prill 2025
Menza Ramiz Sadiku, Prishtinë
18:00
Çfarë kemi planifikuar?
Asgjë formale! S’do ketë PowerPoint-e apo workshope që zgjasin dy orë. Vetëm një mbrëmje sociale ku mund të flisni lirshëm, të ndani përvoja, të qeshni dhe, pse jo, të ngritni një dolli për HR-në e Kosovës!
Falë sponsorit tonë kryesor Dynamics People Albania, dhe mbështetjes nga skuadra e miqve tanë nga Theta Interactive që kanë planifikuar një HR Show të veçantë, premton të jetë një event i paharrueshëm.
Pse duhet të vini?
Rijetezim autentik. Më në fund, takoni kolegët që i keni parë vetëm si foto të vogla në Slack ose LinkedIn.
Atmosferë relaksuese. Asnjë stres, asnjë raport për të dorëzuar – vetëm njerëz, histori të mira dhe pak humor të HR-së.
Biseda pa “Reply All”. Profesionistë me mendje të hapura për të ndarë ide dhe për të ndërtuar ura të reja miqësie.
Çfarë duhet të sillni? Hyrja është falas, mjafton të sillni energjinë pozitive dhe dashurinë për HR-në.
Mos e humbisni këtë event të veçantë! Regjistrohuni tani që të dimë sa njerëz do të kemi kënaqësinë të shoqërojmë. Ftoni edhe kolegët tuaj, sepse më shumë HR = më shumë argëtim!
Mezi presim t’ju takojmë dhe ta nisim këtë traditë në Kosovë me shumë pozitivitet dhe një mbrëmje të paharrueshme për komunitetin HR-Talent Exchange!

https://www.linkedin.com/events/connectinghr-prishtin-kosov-hr-7304211120901296128/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kristjan Asllani pritet të largohet nga skuadra e Interit këtë…