Basketboll, Superliga vazhdon në mesjavë

09 dhjetor 2025 | 13:01

Të mërkurën dhe të enjten, do të zhvillohet xhiroja e rregullt e Superligës së Kosovës në basketboll.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), ka publikuar të martën orarin e katër ndeshjeve, ku edhe pritet të ketë përballje interesante.

Dy ndeshje do të zhvillohen të mërkurën dhe dy të tjera të enjten, kur edhe do të mbyllet xhiro e dhjetë e elitës së basketbollit kosovar.

Derbi Bashkimi – Trepça, do të luhet të mërkurën prej orës 18:45 në Prizren, me ekipin vendas që kërkon ta mbajë pozitën e parë të tabelë dhe të kthehet te fitorja pas dy humbjeve rresht.

Të mërkurën, gjithashtu prej orës 18:45 Vëllaznimi në Gjakovë kërkon fitoren e tretë rresht përball Golden Eagle Yllit, i cili udhëhiqet nga ish-trajneri i ekipit nga Gjakova.

Edhe të enjten, dy ndeshjet që janë në program nisin nga ora 18:45, ku do të përballen Peja 0- Bora në palestrën “Karagaçi” dhe Sigal Prishtina – Rahoveci 029, ndeshje kjo që luhet në kryeqytet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nerxhivane Krasniqi nga Vushtrria shpall të pavlefshme diplomën e fakultetit…