
Basketbolli rikthehet në qytetin e Ferizajt
Basketbolli i meshkujve po rikthehet fuqishëm në Ferizaj me themelimin e një klubi të ri, pas një mungese të gjatë.
Ish-basketbollistët, Ergin Grosha dhe Leonit Tanaj kanë finalizuar vizionin e tyre që ta kthejnë qytetin ferizajas në një adresë serioze të basketbollit kosovar, me projektin “Ferizaj Wolves”, i cili nisë së shpejti punën me gjeneratat e reja.
Për Groshën dhe Tanajn, “Ferizaj Wolves” është më shumë se vetëm një emër i ri në basketbollin kosovar, është një projekt ambicioz, me strategji të qartë zhvillimi dhe synime të mëdha për të ardhmen.
Në fazën fillestare, klubi do të fokusohet në ngritjen e gjeneratave të reja.
Pritet që për një kohë të shkurtër, “Ferizaj Wolves” të kompletohet edhe si klub senior, për të konkurruar në garat zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Nga klubi theksojnë se ky projekt nuk është vetëm një klub i ri, por një vizion i ri për qytetin e Ferizajt.