Basketbollisti i ri, Aldin Pacolli, e kalon me sukses operacionin në gju
Basketbollisti i ri dhe me perspektivë, Aldin Pacolli, i cili luan për Mabetex Lugano në Zvicër, ka kaluar me sukses një operacion në gju dhe në tendinën e kryqëzuar. Babai i tij, Emin Pacolli, përmes llogarisë së tij në “Facebook”, ka bërë të ditur se intervenimi është kryer me sukses dhe se ata ndihen të lumtur e krenarë për punën e mjekëve që kryen operacionin.
“Aldini ynë i dashur sot e kaloi me sukses një operacion të vështirë në gju, bashkë me ndërhyrjen në tendinën e kryqëzuar.
Faleminderit Zotit që çdo gjë shkoi mirë dhe faleminderit nga zemra mjekëve dhe stafit që u kujdesën për të me kaq përkushtim.
Aldin, të urojmë shërim sa më të shpejtë, pa dhimbje dhe pa pasoja – inshalla kurrë më në jetë mos kesh sprova të tilla!
Na e ke mbushur zemrën me forcën dhe buzëqeshjen tënde edhe në këto momente. Të duam shumë dhe mezi presim të të shohim përsëri në këmbë, më i fortë se kurrë”, ka shkruar babai i tij pas operimit.




