Basri Lenjani: Uran Ismaili përmirësoi shëndetësinë dhe tejkaloi ndarjet politike – ka vizion për ta ndryshuar Prishtinën

20 shtator 2025 | 20:43

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar serinë e bisedave “Pa Filter”, ku këtë herë është takuar me me Asc. Prof. Dr. Basri Lenjanin.

Në këtë bashkëbisedim, Lenjani ka vlerësuar periudhën e bashkëpunimit të tyre gjatë kohës kur Ismaili drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë, duke theksuar se ai arriti ta ngriste sistemin shëndetësor nga një nivel bazik në një nivel më të avancuar të shërbimeve shëndetore.

Lenjani tha se Ismaili ishte i vetmi ministër që nuk krijoi ndarje politike brenda sektorit, por i bashkoi profesionistët dhe solli investime dhe rezultate konkrete për pacientët. Ai shprehu edhe besimin se me përvojën dhe vizionin e tij, Ismaili do të mund ta ndryshojë Prishtinën.

Nga ana e tij, Ismaili theksoi se e njëjta filozofi që ka aplikuar në Ministrinë e Shëndetësisë do të jetë edhe udhërrëfyesi i tij për kryeqytetin. “Së pari duhet t’i rregullojmë gjërat bazike që na mungojnë – pastërtinë, trafikun, ndriçimin e rrugëve, trotuaret, transportin publik. Në momentin kur këto rregullohen, fillon të përmirësohet jeta dhe krijohen kapacitetet për gjëra më të avancuara,” tha ai.

Videoja e plotë:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës sot kanë adresuar kritika…