
Bassuener: Dodik është i dobësuar, por jo jashtë lojës
Millorad Dodik po kalon një fazë të dobësimit politik, por nuk mund të quhet i margjinalizuar, thotë Kurt Bassuener, nga Këshilli për Politikën e Demokratizimit në Berlin.
Ai foli për Radion Evropa e Lirë në lidhje me situatën politike në Republikën Sërpska dhe në Bosnje dhe Hercegovinë në përgjithësi, pasi Dodikut iu hoq mandati i presidentit të Republikës Sërpska.
Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës e hodhi poshtë ankesën e ekipit të tij ligjor kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’ia hequr mandatin.
Qysh më herët, atij iu ndalua të mbante poste politike publike për gjashtë vjet.
Bassuener flet për faktorët që mund të ndikojnë në mbijetesën ose zhdukjen e Dodikut nga skena politike, lëvizjet e mundshme nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian dhe nëse dikush do ta mbushë hapësirën e liruar politike në këtë vend.