Bastet favorizojnë Kosovën përballë Sllovenisë

09 tetor 2025 | 15:22

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës, të premten mbrëma në Prishtinë rikthehen në fushë për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Këtë herë, Kosova pret Slloveninë në ndeshjen që nis në orën 20:45 dhe i takon Grupit B të kualifikimeve.

“Dardanët” shihen si favoritë përballë Sllovenisë nga kompanitë e basteve, duke pasur parasysh se Kosova ka tubuar tri pikë, dy më shumë se sllovenët pas dy ndeshjeve të luajtura në këtë cikël eliminator.

Po ashtu, Kosova në këtë përballje futet pas fitores 2:0 ndaj Suedisë, gjë që ka bërë të vlerësohet favorite.

Si favorite në këtë duel, Kosova ka kuotën 2.25 për fitore ndaj Sllovenisë, e cila ka kuotën 3.25 për të fituar në Prishtinë.

Ndërkohë, barazimi në këtë përballje ka kuotën 3.20 nga kompanitë botërore të basteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjigantët argjentinas të futbollit, Boca Juniors, kanë njoftuar se trajneri…