Bastet favorizojnë Shqipërinë përball Andorrës
Kombëtarja e Shqipërisë po vlerësohet favorite përball Andorrës në ndeshjen kualifikuese që luhet të enjten prej orës 20:45.
Në fakt, Shqipëria pritet ta fitojë këtë ndeshje për ta “blinduar” vendin e dytë në grup për të siguruar garat shtesë apo “play-off”-in për kualifikim në Botërorin 2026.
Shqipëria shihet favorite edhe në baste, pasi fitorja e ekipit të Sylvinhos kuotohet me 1.25, barazimi me 4.75 derisa humbja që shihet diçka e pamundur vlerësohet me kuotën 17. E pikërisht, këto të dhëna tregojnë se Shqipëria është favorite absolute për të triumfuar ndaj Andorrës. Shqipëria është e dyta në grup me 11 pikë, dhjetë më shumë se Andorra që zë vendin e fundit dhe në shtatë ndeshje të luajtura në këtë cikël kualifikues ka vetëm një barazim karshi gjashtë humbjeve.
Fitorja ndaj Andorrës është jetike për Shqipërinë, e cila tri ditë më vonë përballet me Anglinë në Tiranë.



