
Bastisen qelitë e grupit të Kumanovës në burgun e Idrizovës
20 prill 2021
| 13:19
Në orët e hershme të mëngjesit, policia sot ka bastisur qelitë e pjesëtareve të Grupit të Kumanovës.
Sipas policisë, gjatë bastisjes janë gjetur celularë dhe “gjësende tjera” të palejuara, transmeton gazeta Lajm. Kjo bastisje ka ardhur si pasojë e paraqitjes së të burgosurve në rrjetet sociale dhe plasimet e tyre në këto rrjete.
Ato janë dërguar për ekspertizë.
“Bastisja është kryer pa asnjë problem dhe pa asnjë incident”, kanë deklaruar nga policia për mediumet maqedonase. Siç merret vesh në burgun e Idrizovës në Shkup, janë shumica e të dënuarve të grupit të Komunovës.