
EULEX-i bastis shtëpinë e Thaçit dhe banesën e Veselit (Video)
EULEX-i ka nisur sot bastisjen e shtëpisë së ish-presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli.
Zyrtarë të EULEX-it janë parë sot të kenë hyrë edhe brenda selisë së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, ndërsa Policia e Kosovës janë parë jashtë objektit.
“Epoka e re” ka tentuar të marrë përgjigje nga zyrtarët e kësaj partie edhe për bastisjen në selinë e partisë, por nuk janë përgjigjur.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se provokimet e EULEX-it po vazhdojnë edhe sot.
“E neve sot ma shumë se kurr na duhet maturi e kujdes, na duhet unitet e te flasim me një zë si SHTET. Stuhitë na kanë bërë më të fortë dhe kurr s’na kanë poshtruar e ligështuar! Ndali provokimet dhe poshtrimet EULEX sepse historine e popullit tonë martir nuk mund ta ndryshosh”, ka shkruar deputetja Musliu.