Bastisje në Skenderaj, sekuestrohen armë dhe fishekë

17 dhjetor 2025 | 08:38

Policia në Skenderaj, ka realizuar një bastisje në një lokacion në Skenderaj.

Si rezultat i bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata, një pistoletë, si dhe 76 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Policia e Kosovës njofton se lidhur me rastin, është arrestuar një person i dyshuar.

“I njëjti dyshohet se se në orët e mbrëmjes së datës 16 dhjetor 2025 ka shtënë me armë zjarri në Skenderaj”.

Me aktvendim të Prokurorit kompetent, sipas policisë, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës””.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën drejtimin e kryetarit të Deges së PDK-së, Isak Shabani,…