
Bastisjet dhe intervistimi i Pecit, Kadrijaj: LV-ja ndërhyri drejtpërdrejt në sistemin e drejtësisë
28 maj 2025
| 16:49
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që lidhen me bastisjet dhe intervistimin e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës.
Kadrijaj në një prononcim për gazetën “Blic”, ka kritikuar ashpër reagimet e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo, duke i cilësuar si ndërhyrje të drejtpërdrejta në sistemin e drejtësisë.
“LV-ja kur janë në pyetje të tjerët nuk reagojnë, por kur bëhet fjalë për ministrat e tyre, atëherë reagojnë. Kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në drejtësi”, ka thënë Kadrijaj.