Bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë, Deliu-Kodra: Krerët e LV-së po politizojnë çdo hetim që prek njerëzit e tyre

27 maj 2025 | 14:51

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për politizim të drejtësisë, duke reaguar pas deklaratës së ministres në detyrë Albulena Haxhiut lidhur me bastisjen në Ministrinë e Bujqësisë.

“Në vend që të lejojnë drejtësinë të bëjë punën e saj, krerët e Vetëvendosjes po e politizojnë çdo hetim që prek njerëzit e tyre. Albulena Haxhiu e paska cilësuar bastisjen në Ministrinë e Bujqësisë si ‘plan për të dëmtuar Kurtin’”, ka shkruar Deliu-Kodra në “Facebook”.

Ajo ka rikujtuar se e njëjta logjikë ishte përdorur nga kryeministri i dorëhequr Albin Kurti edhe në rastin e  Nagip Krasniqit, të cilin ai e kishte mbrojtur publikisht pavarësisht aktakuzës.

“E njëjta qasje u përdor nga Kurti edhe në rastin e Nagip Krasniqit, për të cilin doli në mbrojtje pavarësisht aktakuzave. Kur mbrohej Martin Berishaj, përmendej madje edhe “fushatë e egër me ndikim serb”. Kjo qasje nuk ka të bëjë me drejtësi, ka të bëjë me mbrojtje politike dhe frikë nga përgjegjësia”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe nënkryetari Arian…