
Bastoni për Yamalin: Një përbindësh
Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, ka ndarë dy mesazhe të veçanta në Instagram pas suksesit historik që dërgoi zikaltrit në finale të Champions League. I pari, i shkruar menjëherë pas ndeshjes me Barcelonën, ishte një shpërthim gëzimi: “Shihemi në Mynih”
I dyti, mw i menduar, u shfaq ditën pas fitores së madhe. Bastoni falënderoi gjithë ekipin dhe tifozët, por nuk harroi as kundërshtarët e tij, duke u ndalur veçanërisht te talenti i Barcelonës, Lamine Yamal:
“Sapo po kuptoj sa e jashtëzakonshme është kjo arritje që bëmë të martën. Sforcimi ynë në fushë ishte kolosal dhe u shpërblye, madje edhe më shumë, nga energjia e paharrueshme e tifozëve tanë. Faleminderit çdo shoku ekipi: fryma, uria, zemra. Të luftosh pranë jush është sakrificë që ka nisur që fëmijërisht. Respekt për kundërshtarët tanë: treguan forcë dhe zemër të papërshkrueshme”.
Më pas, ai i drejtohet vetë Yamal-it, me një përmendje që u bë virale në Spanjë:
“Vlerësim special për një fëmijë tmerrësisht të talentuar: Lamine Yamal, je një përbindësh”.
Me këtë nderim të drejtpërdrejtë, Bastoni njohu vlerat jo vetëm të skuadrës kundërshtare, por edhe të një prej ‘yjeve’ më premtues të futbollit evropian.