Batatina: Do ta përmbysim rezultatin në ‘Zahir Pajaziti’

07 prill 2022 | 16:14

Llapi pësoi humbje nga Prishtina (2-1) në gjysmëfinalen e parë të Kupës, por trajneri Tahir Batatina është optimist se rezultati do të përmbysët në ndeshjen kthyese, raporton “Epoka e re”.

“Pranuam një gol shumë herët dhe më pas është dashur jemi të kujdesshëm. Nuk e shfrytëzuam epërsinë numerike në pjesën e dytë, madje edhe pranuam edhe gol. Mendoj se do ta përmbysim rezultatin në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’. Do të punojmë shumë për ndeshjen kthyese”, ka thënë Batatina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të…