Batatina: Stadiumi kombëtar mos të ndërtohet në Korreticë, as në Bërrnicë

21 nëntor 14:03

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina i sheh si të panevojshme debatet për ndërtimin e stadiumit kombëtar të Kosovës.

Ai ka thënë se më mirë do të ishte që të zgjerohet stadiumi “Fadil Vokrri” dhe me pjesën tjetër të mjeteve të investohet në stadiumet e tjera në Kosovë.

Nuk kemi nevojë për shumë polemika dhe grindje mes vete për çështjen e stadiumit kombëtar të Kosovës. Nëse bëhemi realistë duhet ta dimë se shumë njerëz kanë kontribuar për futbollin kosovar e të gjithë duhet të respektohen por një njeri ka meritat më të mëdha për avancimin e futbollit dhe këtë çdo njeri prej nesh e dinë, andaj ne kemi kulturën tonë dhe atë çka ne posedojmë si shtet gjë që kemi dëshmuar në ndeshjen me Anglinë dhe kjo tregon pasqyrën reale se ku duhet të ndërtohet stadiumi kombëtar aty ku gjithmonë është luajtur dhe brohoritur për shtetin tonë, aty ku djemtë tanë po na bëjnë krenar të cilët nga lartë po i shikon edhe Legjenda jonë i pavdekshmi Fadil Vokrri që bëri histori po në këtë stadium”, ka thënë Batatina.

“Nuk kemi nevojë as për Korreticën as për Bërrnicën, por ta zgjerojmë stadiumin tonë kombëtar ‘Fadil Vokrri’. Në çdo shtet stadiumi kombëtar është në kryeqytete dhe qytete të ndryshme ndërsa ne e kemi stadiumin dhe na duhet vetëm ta zgjerojmë dhe me mjetet tjera edhe Llapi, Drenica, Gjakova dhe qytetet tjera t’i ndërtojnë stadiumet e nivelit të katërt për ndeshje ndërkombëtare me nga 12,000 ulëse. Edhe e zhvillojmë futbollin dhe nuk kemi anime se ku u ndërtua apo ku po ndërtohet”, ka deklaruar Batatina.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, me ftesë…