Batatina thumbon Malishevën pas humbjes 8-0: Në Evropë s’ka aleanca 

18 korrik 2025 | 11:03

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka thumbuar Malishevës pas humbjes turpëruese nga Vikinguri prej 8-0. Batatina ka thënë se në ndeshjet në Evropë nuk ka aleanca, e që sipas tij, atje luhen ndeshje të vërteta futbolli.

“Merr edhe 8 gola dhe turpërohesh nga skuadra që në vlerë është e barabartë me klubet tona. Ata nuk bëjnë aleanca, por luajnë futboll”, ka shkruar Batatina.

Në të dy ndeshjet parakualifikuese për Ligën e Konferencës, Malisheva i pranoi nëntë gola nga Vikinguri, duke u bërë skuadra nga Kosova me humbjen më të thellë në garat evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të garave në grupe janë përcaktuar çiftet çerekfinale…