Baton Haxhiu njofton se është intervistuar nga prokuroria
Opinionisti Baton Haxhiu ka njoftuar se prokuroria e ka intervistuar atë në cilësi të dëshmitarit rreth një deklarate të bërë në “Pressing” të T7 rreth Albin Kurtit, Kryeministër në detyrë.
“Ajo që pashë nuk ishte vetëm një procedurë, por një keqkuptim që ka marrë formë institucionale”, ka shkruar Haxhiu në një Op/Ed si reagim.
Deklarata në fjalë e Haxhiut bërë në “Pressing”:
“Ne kemi humbur shumëçka në këtë vend dhe merremi me procedura. Dhe kjo është për të ardhur keq. Dhe ajo që duhet të them, qytetarët duhet të përgatiten për dy gjëra: ose le t’ia japin njeriut 80 vota, o le të tregojnë se ky nuk është i gatshëm të qeverisë, se kjo nuk ka kuptim më”, ka thënë ai.
“Qytetarët e Kosovës po luajnë me veten. Hiqeni qafe në çfarëdo mënyre. Ose jepjani 80 vota, ose largojeni që të qeverisin të tjerët, se jemi lodhë”, ka thënë Haxhiu.



