
Bayern e nis kampionatin me fitore të madhe në Werder Bremen
Kapiteni i Anglisë, Harry Kane shënoi një gol në debutimin e tij në Bundesligë, ndërsa kampionët e Bayern Munich shënuan një fitore të madhe në Werder Bremen.
“Isha pak nervoz dhe i emocionuar për lojën sigurisht”, i tha Kane transmetuesit DAZN pas ndeshjes.
“Ne filluam mirë me një gol në minutat e para. Sigurisht që kishte disa ‘flutura’, por si gjithmonë kur futem në fushë, instinkti më merr përpara”.
Kampionët e nisën ndeshjen me gol, teksa që në minutën e katërt kaluan në avantazh.
Edhe pjesa e dytë pati ritëm, me Bayern që dominoi si në mbajtjen e topit, ashtu edhe në raste, por goli i dytë do të vinte vetëm në minutën e 75-të, kur Davies shërben në qendër për Kane, i cili shënon. Goli i tij i parë me fanellën e Bayern.
Dy golat e tjerë erdhën në fundin e ndeshjes. Sane shënoi të tretin në 90′, ndërsa Tel kompletoi “pokerin” bavarez. Një nisje shumë e mirë e kampionëve në fuqi, që kërkon titullin e 12-të radhazi këtë sezon.