Bayerni, 120 milionë euro për Asension

26 shkurt 2019 | 11:21

Bayern Munchen është i gatshëm të ofrojë 120 milionë euro për anësorin e Real Madridit, Marco Asension, sipas “Don Balon”.

Spanjolli Asensio nuk ka gjetur shumë hapësirë në formacionin startues të Santiago Solarit deri tani këtë sezon dhe mund të largohet në verë, sipas mediumit spanjoll. Bayern duket se është i gatshëm të bëjë ofertë marramendëse prej 120 milionë eurosh për shërbimet e tij.

Raportohet se kampioni gjerman tashmë e ka kontaktuar futbollistin dhe i ka ofruar atij kontratë joshëse në përpjekje për ta bindur të kalojë në Bundesligë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë presionin ndaj presidentit të kontestuar…