
Bayerni, afër marrëveshjes me mbrojtësin Tah
Mbrojtësi gjerman Jonathan Tah është një nga lojtarët më të lakmuar në tregun e ardhshëm të transferimeve si “parametër zero”, dhe sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, është Bayern Munich ai që kryeson garën për firmën e tij. Pas përfundimit të kontratës me Bayer Leverkusen, Tah ka marrë një ofertë konkrete nga kampionët e Gjermanisë, të cilët shpresojnë ta mbyllin sa më shpejt transferimin e 28-vjeçarit.
Më herët, Barcelona ishte shumë pranë sigurimit të shërbimeve të tij, por klubi katalanas nuk e finalizoi kurrë në mënyrë përfundimtare marrëveshjen. Transferimi i Tah në Bayern do të përforconte ndjeshëm repartin defensivë të ekipit dhe do të ishte një tjetër lëvizje strategjike për një sezon të ri që kërkon rikthimin në majat e futbollit evropian.