
Bayerni arrin marrëveshje me Luis Diaz
28 korrik 2025
| 14:31
Ylli i Liverpoolit, Luis Diaz është shumë pranë transferimit nw Bayern Munchen. Klubi gjerman ka arritur marrëveshje me klubin anglez për blerjen e sulmuesit kolumbian në një marrëveshje me vlerë 70 milionë euro tarifë fikse, plus 5 milionë euro bonuse që mund të aktivizohen në bazë të performancës.
Diaz do të mbërrijë në Mynih të martën, ku do të kryejë testet mjekësore të planifikuara për të njëjtën ditë. Sipas burimeve pranë klubit, ai do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me opsion për një vit shtesë (4+1), e vlefshme deri në verën e vitit 2029.
Ky transferim përforcon ndjeshëm krahun e majtë të sulmit te Bayern, me Diaz që pritet të jetë një element kyç në skemat e trajnerit Kompany.