Bayerni arrin marrëveshjen me Manen

15 qershor 2022 | 11:32

Merkatoja e kësaj vere duket se do të jetë me të vërtet e nxehtë ku priten shumë transferime të tjera të mëdha.

Një nga këto pritet të jetë transferimi i Sadio Mane nga Liverpooli te Bayern Munich. Këtë gjë e ka bërë të ditur gazetari italian Fabrizio Romano.

Gazetari i mirënjohur shprehet se sulmuesi senegalez dhe Bayern Munchen kanë arritur një marrëveshje së bashku, pra një marrëveshje personale dhe verbale. Kontrata thuhet se do të jetë 3-vjeçare por ende nuk dihet se sa do të jetë paga e sulmuesit të Liverpooli.

Palët janë shumë afër dhe tashmë ekipi gjerman do të bisedojë me anglezët për të arritur marrëveshjen me shifrat e transferimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Ukrainë bashkë me…