Bayerni barazon me Union Berlinin

12 dhjetor 2020 | 20:43

Union Berlin dhe Bayern Munchen barazuan në kuadër të xhiros së 11-të të Bundesligës.

Vendasit befasuan kur shënuan në fillim të ndeshjes, përkatësisht në minutën 4′ përmes Promel. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 për Union Berlin.

Me të filluar pjesa e dytë, “bavarezët” u munduan dhe krijuan raste, por pa konkretizime. Po rridhte minuta e 67′ kur në skenë u shfaq Robert Lewandowski, i cili shpëtoi ekipin e tij nga disfata.

Tani Bayern ka pikë të barabarta me RB Leipzig, përkatësisht 24 pikë gjithsej, por që shkaku i gol-dallimit qëndron ende në vendin e parë.

https://www.youtube.com/watch?v=0MITYdggas8&feature=emb_logo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SH.B me tre shokët e tij, të premten në orën…