Bayerni ‘blindon’ Musialan
05 dhjetor 2024
| 17:00
Jamal Musiala është gati për rinovimin me Bayern Munchen dhe do e bëjë këtë duke vendosur një rekord të ri për klubin gjigant të Gjermanisë.
Kjo sepse sulmuesi i Gjermanisë do të fitojë në fund rreth 100 milionë euro.
Paga e re e Musialës pritet të jetë 20 milionë euro në vit. Për shkak se vlefshmëria e kontratës do të jetë 5-vjeçare, do ta bënte 21-vjeçarin më të paguarin në historinë e klubit.
Kështu nga 1 janari do të jetë e mundshme kjo kontratë. Palët po bisedojnë dhe duken në rrugën e duhur siç tregon “Bild”.