Bayerni cakton çmimin për Harry Kane

23 shtator 2025 | 16:47

Sulmuesi Harry Kane mund të largohet nga Bayern Muncheni verën tjetër, ka shkruar “Bild” të martën.

Bëhet e ditur se skuadra bavareze ka caktuar çmimin për lirimin e Kanet, i cili është i gatshëm për t’u rikthyer në Premier League.

Për ta lënë të lirë sulmuesin anglez të largohet në fund të këtij sezoni, Bayerni po kërkon hiq më pak se 60 milionë euro.

32-vjeçari në vitin 2023 iu bashkua Bayernit nga Tottenhami për 90 milionë euro dhe me ekipin gjerman ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Në 103 paraqitje me fanellën e Bayernit deri më tani në të gjitha garat, Kane ka shënuar 98 gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër S.S., I.V.,…