Bayerni dhe Chelsea në garë për Dest  

24 dhjetor 2021 | 12:35

Sergino Dest pritet të jetë ndër lojtarët e parë që do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar dimëror.

Mbrojtësi i djathtë amerikan është nxjerrë në shitje nga Barcelona që ka nevojë urgjente për para. Gjiganti katalunas i ka vendosur çmimin e largimit amerikanit prej 30 milionë euro.

“Daily Mail” ka raportuar se Chelsea së fundmi i është bashkuar garës me Bayern Munichun për t’i fituar shërbimet e Dest.

21-vjeçari ka pasur probleme me lëndime, por do të largohet nga “Camp Nou” gjatë janarit për t’i mbushur arkat e klubit katalunas. Chelsea është e gatshme të ofrojë shumën e 30 milionë eurove për lojtarin, por ofertë të ngjashme pritet të bëjë edhe Bayerni. Katalunasit janë të kënaqur me shumën prej 30 milionë eurove, pasi në verën e vitit 2020 kishin shpenzuar 21 milionë euro për ta blerë atë nga Ajaxi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmes një konference për media, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)…