
Bayerni e nxjerr në shitje Kimin
11 gusht 2025
| 11:55
Kim Min-jae pritet të largohet nga Bayern Munchen. Sipas raportimeve të fundit nga mediat gjermane, përfshirë “Bild” dhe “SPORT1”, ai është kandidati kryesor për t’u larguar nga “Allianz Arena” këtë verë.
Stafi teknik ka vendosur të mbështetet te dyshja titullare Dayot Upamecano dhe Jonathan Tah për qendrën e mbrojtjes, duke e lënë koreanin jashtë planeve kryesore. Përveç paraqitjeve jo aq të mira, një tjetër element që shtyn drejt largimit është paga e tij e lartë prej 6,3 milionë eurove në sezon. Bayerni synon që nga largimi i tij të fitojë rreth 50 milionë euro.