Bayerni fiton edhe Kupën

25 maj 2019 | 22:03

Leipzig dhe Bayern Munchen diskutuan finalen e Kupës së Gjermanisë.

DFB Pokal është një trofe shumë i rëndësishëm për skuadrat gjermane, që duan me doemos ta fitojnë e t’i shkojnë deri në fund këtij trofeu.

Megjithatë, Bayerni vazhdoi të tregojë dominimin dhe kampionët e Gjermanisë mposhtën pastër 3-0 Leipzig. Në minutën e 29’, Alaba kroson bukur nga e djathta dhe Lewandowski shënon me kokë nga një distancë shumë e largët dhe nga një pozicion shumë i vështirë, duke kaluar Bayernin në avantazh.

Ndërsa në minutën e 78’, bavarezët do të shënonin sërish, kësaj radhe me anë të francezit Koman. Numri 29 bën gjithçka vetë brenda zonës, driblon në mënyrë të shkëlqyer mbrojtjen e Leipzigit dhe shënon me një predhë me të majtën, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar.

Në minutën e 85’, goleadori Lewandowski do të shënonte sërish, për të festuar më pas si i çmendur. Bomberi i Bayernit e sheh veten të lirë para portierit pas një pasimi perfekt të Kimish, duke u treguar i saktë dhe duke gjetur rrjetën me një parabolë të bukur. Bayerni kompleton kështu dopietën në Gjermani, duke vazhduar të tregojë dominimin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Istogu është kampion i Kosovës në hendboll në konkurrencën e…